Hill: Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit

  • E.k /
  • 03 March 2023 - 10:29
Hill: Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “më urgjente”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hill ka thënë se ata po përpiqen që të qetësojnë situatën.

“Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (serbët e Kosovës) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, ka thënë Hill për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Sipas tij, Bashkimi Evropian ka investuar shumë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje.

“Është një nga gjërat më të rëndësishme që po ndodh në Evropë tani dhe nuk mendoj se duam të ecim me ritëm të ngadaltë, por sa më shpejt”, ka theksuar ambasadori Hill.

(Kosova Sot Online)