Krasniqi: Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me largimin dhe ikjen e qytetarëve nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.
Krasniqi ka vizituar disa familje në Kamenicë për të diskutuar për emigrimin e qytetarëve nga Kosova.
Krasniqi tha Qeveria e Kosovës po vazhdon të heshtë për këtë situatë.
“Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv. Për të parë nga afër këtë gjendje, kam vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Krasniqi.
(Kosova Sot Online)