![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
![Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/03/auto_333065321_561159129306648_5931834680523880629_n-1333x1000-1-600x3601677841060.jpg)
Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të caktuar seancën e re plenare, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në rend dite janë 11 pika.
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:
Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
8. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
1 Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
(Kosova Sot Online)