![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Pse bizneset në Kosovë po angazhojnë punëtorë nga Nepali e Bangladeshi
![Pse bizneset në Kosovë po angazhojnë punëtorë nga Nepali e Bangladeshi](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/15/auto_28776-vdes-ne-qkuk-punetori-qe-u-lendua-para-nje-jave-ne-pune1665818128.jpg)
Shumë biznese të mendojnë për zgjidhje jashtë Kosovës, pasi gjatë vitit që shkoi janë përballur me mungesë të punëtorëve, sidomos në sektorin e gastronomisë dhe ndërtimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Tashmë shumë prej tyre kanë filluar procedurat për të angazhuar punëtorë nga vende si Nepali e Bangladeshi. Buletini Ekonomik ka biseduar me një biznesmen nga Ferizaj, i cili ka treguar se shumë shpejt në biznesin e tij të ndërtimtarisë do t’i bashkohen disa punëtorë nga Bangladeshi. Ai tregon se angazhimi i këtyre punëtorëve është bërë përmes një agjencie nga Tirana, e cila shërben si ndërmjetësuese në këto raste.
“Në Shqipëri kanë filluar më herët dhe jam drejtuar tek nje agjenci atje. Shumë shpejt pritet të vijnë punëtorët e parë nga Bangladeshi”, ka thënë ai në kushte anonimiteti. Shkak për këtë është edhe ikja e fuqisë punëtore nga Kosova.
Në vitin 2021 u larguan mbi 42 mijë qytetarë, ndërsa për 2022-tën nuk ka të dhëna.
(Kosova Sot Online)