Tomë Gashi tregon se javën tjetër publikohet emri i Drejtorit të Policisë
Avokati i njohur, Tomë Gashi, ka njoftuar se javën që vjen do të publikohet emri i Drejtorit të Policisë së Kosovës, raporton “Kosova Sot Online”.
“Është vendos, javën qe vjen me drejtor të Policise. Urime”, ka shkruar Gashi.
Policia është me ushtrues detyre që nga gushti i vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit. Ushtrues Detyre është Fehmi Hoti.
(Kosova Sot Online)