Berisha reagon për fyerjet ndaj Musliut: A ka ardhur koha të vetëmbrohemi?
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë një reagim pas fyerjeve e linçimeve ndaj Ganimete Musliut, pasi ajo pati një diskutim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Berisha ka shkruar duke pyetur se “A ka ardhë koha të vetëmbrohemi?”, pa treguar se për çfarë vetëmbrojtje e ka fjalën.
Postimi i plotë i Berishës:
Në kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja e tha fjalën e saj.
Në publik, nga persona me emër e mbiemër u shfaqë racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes e siç e cilësojnë mazhoranca parlamentare e LVV, “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj.
Shtroj pyetjen si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: a ka ardhë koha të vetëmbrohemi?.