Jashari: Ta gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorin e rënies së familjes Jashari, në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998, Rifat Jashari, vëllai i komandantit ikonik të UÇK-së, Adem Jashari, nuk mungoi në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai u shpreh krenar që doli para ushtrisë së Kosovës, të cilën tha se e kanë pritur moti.
“Ishalla Zoti na ndihmon e i arrijmë qëllimet tona shekullore”, tha Rifat Jashari.
Ai bëri thirrje për unitet dhe mirëkuptim për t’i arritur qëllimet, raporton Gazeta Express.
“Ta gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet deri në maksimum, si të gjitha shtetet që ekzistojnë në botë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)