![Zvicra uron Kosovën: Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/24/200x200_zvicra-kosova-flamujt-587x364-1-587x3601682336191.webp)
Policët sulmohen me molotov, shkatërrohen bizneset në qendër
![Policët sulmohen me molotov, shkatërrohen bizneset në qendër](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/11/auto_LAJMI_I_FUNDIT1676103136.jpg)
Tensione kanë shpërthyer sot gjatë protestës në qendër të Athinës për tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Qytetarët u mblodhën në orën 10:00, por vetëm pak më vonë kanë nisur episodet e para të incidenteve.
Siç shihet nga pamjet nga zona e Sintagmës, grupe personash me kapuç që ishin në protestë, sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi. Po ashtu ata kanë shkatërruar edhe karrige dhe tavolina të lokale që ndodheshin pranë, apo objekte të tjera.
![Image](https://www.kosova-sot.info/uploads/kosova-sot/images/2023/March/05/auto_3357325-1-1-600x3601678024486.jpg)
(Kosova Sot Online)