Vdekje e dyshimtë në veri të Mitrovicës, gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në veri të Mitrovicës, ku një person i pajetë është gjendur në shtëpinë e tij, shkruan “Kosova Sot Online”
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Kurse, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“VDEKJE E DYSHIMTË- Mitrovicë Veri. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
(Kosova Sot Online)