Arjan Hoxha: Pakica në shërbim të Ramës u faktua, si formalisht, juridikisht edhe në praktikë!
Dr. Arjan Hoxha, kandidati i opozitës për bashkinë e Kamzës, deklaroi se gjykata e Apelit, jashtë çdo procedure ligjore, vendosi nja kazus të paprecedentë jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarisht, duke i dhënë vulën e PD-së një pakice që e ka dëshmuar se nuk është opozitë, nuk i përfaqëson demokratët.
I ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV Arjan Hoxha tha se tashmë e ka zgjedhur kryeministri se cilët dëshiron si kundërshtarë në zgjedhjet lokale, pra, një pakicë që është në shërbimin e tij.
LEXO EDHE:
SYRI TV/ Pjesëmarrje masive në Berat: Prezantohet kandidati i opozitës
“Demokratët, ju siguroj se janë me tepër të motivuar se para datës 3 mars, - tha Hoxha. - Shumë më tepër demokratët, por edhe pjesa e qytetarëve që janë të ndjeshëm ndaj padrejtësisë, ndaj një vendimi absurd politik, pa asnjë bazë juridike, po një vendimi të paracaktuar duke zgjedhur Kryeministri së kë do përballë në zgjedhjet lokale.
Pra, ka zgjedhur një pakicë që është në shërbimin e tij, e faktuar tani katërcipërisht, si nga ana formale, nga ana juridike, por edhe nga praktike. Unë nuk kam parë deri më sot një nga këta kandidatë të pjesë tjetër që të anatemojë, të bëjë publike qoftë edhe status në rrjetet sociale kundër kryebashkiakëve aktualë apo këtij kryeministri.
Personalisht unë nuk kisha asnjë shpresë se gjykata do të vendoste ndryshe. Gjykata është orvatur, po ta shikoni, me kokën ulur, jashtë çdo procedure ligjore, nja kazus i paprecedentë jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarisht duke i dhënë vulën një pakice që ka dëshmuar se me veprimet apo mosveprimet e saj ka dëshmuar se nuk është opozitë, ka dëshmuar se nuk përfaqëson demokratët.
Ne nuk kemi parë asnjë mbledhje Kryesie, asnjë mbledhje të Këshillit Kombëtar të asaj pjese që padrejtësisht mban vulën, se vula është përfaqësim vullneti i anëtarëve të saj dhe nuk ka deleguar asnjë vullnet të anëtarëve të saj nga ana formale që nga dhjetori 2021, pra nuk kemi asnjë organizim kolegjiale të saj, por thjesht individë që fatkeqësisht janë në shërbim të kryeministrit.”
Kafe Shqeto: Megjithatë, PD tingëllon pak më politikisht korrekte se ç’duhej pas kësaj padrejtësie jo vetëm PD-së, por ndaj pluralizmit në Shqipëri. A mos ndoshta duhet ta kishit lënë protestën për në orën gjashtë pasdite dhe a mos ndoshta duhet të ishit rikthyer në shesh?
Arian Hoxha: Po ta kishim lënë protestën në orën gjashtë (18:00), vendimi do të jepej në orën 21:00! Ju e keni parë, gjykata tërhiqet për të marrë një vendim të ndërmjetëm dhe akoma nuk ka marrë një vendim të ndërmjetëm që në çdo procedurë, por të hapni praktikat vendimi jepet në atë seancë. Vetë përfaqësuesi i Alibeajt thoshte “ne nuk jemi palë” dhe gjykata nuk ndërhynte, përkundrazi, dëgjonte një .... Sepse në çdo çështje civile janë palët ndërgjyqëse që mund të shprehen për vendimet e tyre. Ai vetë deklaronte në seancë gjyqësore, me të drejtë thoshte “ne nuk jemi palë” dhe gjykata me veprimet e saj e legjitimonte si palë, nuk dilte me vendim të ndërmjetëm sipas kërkesës që bëri pala ndërgjyqëse - në rastin konkret Ivi Kaso, por thoshte: “Unë do të shprehem në vendimin përfundimtar”!!!
Çfarë e pengonte gjykatën në është apo s’është palë?! Ai e shprehu vetë, por edhe nga veprimet e mëparshme, edhe nga seancat gjyqësore të shkallës së parë rezulton se nuk është palë.
Kemi një vendim të gjykatës që më të drejtë gjykata e shkallës së parë nuk e ka legjitimuar si palë, është shprehur dhe po ta shikoni vendimin e gjykatës së shkallës së parë, nga ana juridike nuk ka jurist, nga juristi me njohuritë minimale deri tek profesorët e drejtësisë, të jurisprudencës, që të ketë një vendim gjyqësor më të kopsitur nga ana ligjore dhe proceduriale.
Ai ka marr në analizë të gjitha faktet, si faktet publike, por edhe faktet juridike formale: si është mbledhur, si është thirrur Kuvendi, si është thirrur konstituimi i Kuvendit Kombëtar të PD-së i datës 11 dhjetor, si janë evidentuar delegatët e tij, si me sistemin elektronik, edhe me pamje filmike, pra ka analizuar çdo fakt që e ka kthyer në provë mbrapa, që është provë në gjykatën e shkallës së parë, pra ka bërë një hetim gjyqësor dhe një analizë të fakteve juridike dhe të provave dhe ka dalë një vendim shumë i drejtë dhe nuk kishte si të legjitimonte një palë që nuk ishte pjesë. Gjykatës i intereson verifikimi i faktit juridik.”/ar.sh/
(Kosova Sot Online)