Gjendet i vdekur në banesë 68 vjeçari, vdiq nga asifiksia e rrjedhjes së bombolës së gazit
Në Gjirokastër sot është gjetur një person pa shenja jetë, në banesën e tij, shkruan “Kosova Sot Online”.
Dyshohet se 68 vjeçari ka vdekur për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.
dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)