![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Po 'fluturonte' në autostradë, shoferi gjobitet me 300 euro
![Po 'fluturonte' në autostradë, shoferi gjobitet me 300 euro](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/13/auto_E-ndaluara-per-vozitje-te-dehur-flirton-dhe-kerkon-ti-behte-nje-fotografi-me-e-mire-foto-780x4391628841279.jpg)
Një shofer ka vozitur me shpejtësi të madhe në autostradë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Nga 130 sa ishte lejuar norma e vozitjes shoferi ka vozitur veturën me shpejtësi 214 kilometër në orë.
E këtë rast e vuri në radarin e saj Njësia për Kontroll të Autostradave. Kjo e fundit në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 214 km/h.
Shoferi është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
(Kosova Sot Online)