Xhavit Haliti pas aksidentit: Po pi kafe, një përplasje e vogël
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, sot është përfshirë në një aksident trafiku në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Haliti në një prononcim tha se është duke pirë kafe, duke thënë se ka qenë një përplasje e vogël pa pasoja.
“Po pi kafe. Një përplasje e vogël e pa pasoja”, tha Haliti
Aksidenti ka ndodhur mes një veture taksi dhe asaj të Halitit.
(Kosova Sot Online)