Musliu: Me u pyet unë, e kisha lanë në oborr të kuvendit shtatoren e Adem Jasharit

  • E.k /
  • 07 March 2023 - 10:57
Musliu: Me u pyet unë, e kisha lanë në oborr të kuvendit shtatoren e Adem Jasharit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se qyteti i Prishtinës duhet të bëjë vend për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu ka thënë se po të pyetej ajo shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, të vendoset në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ose “përball objektit të kuvendit”.

Musliu shtoi se duhet pasur vullnet dhe gatishmëri që kjo gjë të ndodh.

“Unë mendoj se sheshi kryesor duhet ta ketë shtatoren e Adem Jasharit. Unë me u pyet e kisha lanë në oborr të kuvendit, ose thjeshtë përball Kuvendit të Kosovës. Vend ka për ta vendosur shtatoren por duhet të ketë vullnet dhe gatishmëri. Unë po e përsëris prapë, me respekt për të gjitha shtatoret që janë në Prishtinë, por unë mendoj se të gjitha këto shtatore që ndodhen në Prishtinë do duhej të ishin vendosur prapa shtatores së komandantit Adem Jashari”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)