Lipjan: Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person, rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në Lipjan, transmeton “Kosova Sot Online”.
Një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku kanë kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)