Ushtarakët e FSK’së vizitojnë nënat e dëshmorëve
Familjet e dëshmorëve në Komunat: Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani Elezit, gjithsejt 98 nëna dhe gra të dëshmorve të UÇK-së, i kanë vizituar Ushtarakët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes( KDS), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo vizitë është bërë në shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën njerëzore që Nënat tona kanë përjetuar.
“Mesazhi i shumë nënave gjatë vizitës ishte ,,mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi”.
“Nderi dhe respekti u takon nenave tona e në veqanti nenave të deshmorve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit! Urime 8 Marsi Nëne!”, thuhet në njoftimin e FSK.
(Kosova Sot Online)