![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Xhandarmëria serbe demolon dy shtëpi të veteranit të UÇPMB-së
![Xhandarmëria serbe demolon dy shtëpi të veteranit të UÇPMB-së](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/09/auto_Capture-91-600x3601678346513.jpg)
Një numër i madh i pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe kanë bastisur e demoluar dy shtëpi të veteranit të ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Nadir Sefedini, nën pretekstin e kërkimit të armeve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtij të fundit i është bastisur e demoluar shtëpia në Bujanoc dhe në fshatin Zarbicë.
Për këtë ka reaguar Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së.
“Një numër i madh i xhandarmërisë serbe bastisen dhe hynë në mënyrë më çnjerëzore në shtëpitë e familjes Sefedini në Bujanoc dhe në fshatin Zarbicë, duke demoluar gjithçka”, njofton kjo organizatë e luftës e cila fton Qeverinë e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtare që të dënojnë këtë akt, që ata e quajnë me qëllime politike, për të mbjellin frikë dhe pasiguri në Luginë.
“Gjithë ky tmerr që iu shkaktua familjes së ish-ushtarit të UÇPMB-së ishte se gjoja posedon armë. Ne si OVL e UÇPMB-së i bëjmë me dije se aktet të tilla nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në Luginë të Preshevës”, thuhet në reagimin e veteranëve të luftës së UÇPMB-së.
(Kosova Sot Online)