Lista Serbe nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 12:56
Lista Serbe nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës

Lista Serbe ka treguar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen në muajin prill, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata kanë deklaruar se nuk janë plotësuar kërkesat që i kanë shkaktuar largimin e tyre nga institucionet e Kosovës dhe se nuk do të marrin pjesë në asnjë zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre legjitime të popullit serb.

“Kjo e bën më se të qartë se Kosova dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb, kundër vullnetit të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

(Kosova Sot Online)