Ja sa emigrantë mbërrijnë në Itali në 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 16:06
Ja sa emigrantë mbërrijnë në Itali në 24 orët e fundit

1 mijë e 100 emigrantë nga lindja kanë mbërritur në ishullin Sicilian të Lampeduzës përgjatë 24 orëve të fundit. Sipas mediave, 17 mjete lundrimi mbërriten në mesnatë me 705 emigrantë, ndërkohë të mërkurën 470 emigrantë u shpëtuan nga 13 varka të vogla me të cilat po lundronin në ujërat italiane.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur 1100 emigrantë në Lampeduza ku sipas mediave, një trup u gjet pa jetë. Që nga mesanata kanë zbarkuar në ishullin siçilian 17 mjete lundrimi me 705 emigrantë.

Ndërkohë të mërkurën 470 emigrantë u shpëtuan me mbërritjen e tyre nëpërmjet 13 varkave të vogla. Gjithashtu, në orët e vona të pasdites, një anije u mbyt në zonën e Sarit. Varka 8 metra ishte nisur nga Tunizia.

20 emigrantë me origjinë nga Kameruni dhe Bregu i Fildishtë u shpëtuan, ndërsa një person u gjet i pajetë. Bëhet me dije se shumë të mitur dhe gra kanë qenë pjesë e bordeve duke u larguar nga vendet e tyre konkretisht nga Sudani, Jemeni, Liberia, Gambia, Mali, Guinea, Burkina Faso, Siria.

Sipas raportimeve lundrimi në det të hapur ka qenë i vështirë për shkak të kushteve atmosferike dhe detit të trazuar.


(Kosova Sot Online)