Shqiptari e godet 8 herë me thikë gruan dhe inskenoi ngjarjen për të fshehur gjurmët
Një 46- vjeçar është arrestuar në Itali, pasi vitin e kaluar ka tentuar të vrasë gruan e tij duke e goditur 8 herë me thikë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Po gatuaja dhe kisha një thikë në dorë. Ai më goditi në krah. Ajo që ndodhi ishte aksident”, rrëfeu ajo.
Ndërsa, autori tha se “ U sulmova në rrugë nga një burrë i armatosur, teksa isha duke ecur me gruan time. Sulmuesi goditi me thikë gruan, duke tentuar të grabisë çantën e saj”.
Të dy kanë dhënë deklarata kontradiktore në polici, teksa kanë inskenuar rrëfimin për t’i shpëtuar drejtësisë italiane.
Autori krimit u dënua me 9 vite heqje lirie.
(Kosova Sot Online)