Presidenti i Shqipërisë përshëndet heqjen e vizave për Kosovën: Vendim shumë i merituar

  • E.k /
  • 09 March 2023 - 16:29
Presidenti i Shqipërisë përshëndet heqjen e vizave për Kosovën: Vendim shumë i merituar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përshëndetur vendimin nga Këshilli i Ministrave të BE-së për heqjen e vizave të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj ka uruar që qytetarët e Kosovës të ndjehën njëjtë si gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Begaj ka shkruar se ky është një vendim i merituar.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!

Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!

Një vendim shumë i merituar!”

(Kosova Sot Online)