
Lajçak takohet me kryetarin e PDK-së

Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, sot është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajçak sot do të takohet edhe me kryetarët e LDK-së dhe AAK-së.
Lajçak dje është takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti e presidenten Vjosa Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.
(Kosova Sot Online)