Xhemile Dehari: Ja kush i ka mostrat e Astritit

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 20:06
Xhemile Dehari: Ja kush i ka mostrat e Astritit

Një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar, në medie është raportuar se janë gjetur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja për median Periskopi tha se mostrat i kishte pasur prokurori Afrim Shefkiu.

“Po pse po na thirrni neve, thirrne Afrim Shefkiun, ai i paska marr, ai i paska pru, thirrne prokurorin ai e din se ku i ka pas. Na as s’i kemi hup as s’i kemi çu. Ai i paska pas vet i paska pru”, tha Xhemile Dehari.

(Kosova Sot Online)