
Rrahmani: Ky ka qenë qëndrimi im publik para zgjedhjeve

Projektligjin rreth fertilizimit me asistencë mjekësore, e ka kundërshtuar deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kundër Rrahmanit doli deputetja nga e njëjta parti, Saranda Bogujevci, deklarimi i secilës u përcoll me shumë reagime.
Së fundmi deputeti Eman Rrahmani ka reaguar përsëri në Facebook, duke shpërndarë një postim të vitit 2020.
Ai shkroi se ky ka qenë qëndrimi i tij publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe si deputet.
“Ky ka qenë qëndrimi im publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, dhe si deputet në dy legjislaturat e fundit. Ky do të jetë qëndrimi im edhe në të ardhmen, pra familje ku ka nënë, babë, gjysh, gjyshe…!” – ka shkruar Rrahmani.
(Kosova Sot Online)