
Gruaja e gjen burrin të varur në pemë

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në degën e një thane pranë shtëpisë së tij në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mësohet se 80-vjeçari Sheme Gjeçi është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij pasi vuri re mungesën e tij në shtrat.
Sapo ajo ka dalë për të parë për të shoqërin, e ka gjetur të varur në degën e thanës. Dyshohet se 80 vjeçari është vetëvarur në kushtet e depresionit pasi kishte kohë që vuante.
(Kosova Sot Online)