Vuçeviq: Takimi në Ohër me biseda të vështira

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 17:00
Vuçeviq: Takimi në Ohër me biseda të vështira

Takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq në Ohër nuk do të jetë Dita D, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat serbe raportojnë se 18 marsi, kur u paralajmërua një takim i nivelit të lartë në Ohër, mund të jetë Dita D në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka Ditë D, por ka shumë ditë të vështira dhe shumë biseda komplekse, negociata, diplomaci, mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare”, tha Vuçeviq.

(Kosova Sot Online)