E pazakontë:28-vjeçari shqiptar e ka zemrën në krahun e djathtë
Një pacient shqiptar në Londër është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti është zbuluar nga kardio-kirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa i cili punon në Londër.
Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para shëndetësore.
(Kosova Sot Online)