Ja kush thotë: Vuçiç ka pranuar njohjen e Kosovës
Politikani serb dhe ish kryetari i Partisë Demokratike (DS), Bojan Pajtiç deklaroi se vlerësimi për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka rënë ndjeshëm, për shkak të planit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pajtiç u shpreh se kjo është në favor të partive të djatha opozitare, shkruan N1. “Për momentin Vuçiç po zhvillon dy fushata”, theksoi ai.
Sipas tij, njëra fushatë është zyrtare dhe i referohet përpjekjes për të bindur qytetarët se nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, edhe pse sipas nenit 3 të Konventës së Vjenës e ka bërë këtë, sepse mjafton pëlqimi verbal që një marrëveshje e tillë të jetë e detyrueshme.
Pajtiqç deklaroi se Vuçiç po udhëheq një tjetër, siç tha ai, “fushatë të ndyrë”, kundër funksionarëve të partive opozitare të djathta, pasi rreziku tani i kanoset nga e djathta për t’i marrë atij vota.
(Kosova Sot Online)