Ndërron jetë një 22 vjeçar nga Gjilani
Një 22-vjeçar nga Gjilani ka ndërrur jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Familjarët kanë bërë të ditur se Valmir Hasani ka vdekur si pasojë e një infarkti.
I ndjeri do të varroset sot.
“Lajmërim – Ju njoftojmë se sot (13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infrakt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, për mediat, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
(Kosova Sot Online)