DASH: Të implementohet plotësisht propozimi europian

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 19:00
DASH: Të implementohet plotësisht propozimi europian

Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër për të treguar përkushtimin për një rajon me një të ardhme paqësore, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga Washingtoni thonë se inkurajojnë Kurtin dhe Vuçiqin që të tregohen fleksibil dhe konstruktiv derisa ecin drejt implementimit të plotë të propozimit franko-gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic do të takohen në Ohër më 18 mars ku do të diskutojnë për Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman. 

(Kosova Sot Online)