Kurti i takon eurodeputetët e grupit më të madh në PE, u fol edhe për takimin e 18 marsit në Ohër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Strasburg të Francës është takuar me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti i njoftoi eurodeputetët europianë për zhvillimet e fundit në vend, për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Europian, për aplikimin në Këshillin e Europës.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u bisedua edhe për takimin e 18 marsit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“U folë edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim”, njoftoi ZKM-ja.
(Kosova Sot Online)