‘Shuplaka’ e Financial Times: McGonigal ndihmoi Ramën për të përndjekur rivalët politikë

  • E /
  • 15 March 2023 - 10:35
‘Shuplaka’ e Financial Times: McGonigal ndihmoi Ramën për të përndjekur rivalët politikë

Gazeta e njohur britanike, ‘Financial Times’ në një shkrim të publikuar sot, godet ashpër kryeministrin shqiptar, duke e cilësuar si të zhytur në skandale.

Por në shkrim theksohet se Edi Rama është njollosur jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë.

Në këtë rast, revista ndalet te skandali i Charles McGonigal. në shkrim thuhet se agjenti i diskredituar i FBI e ka ndihmuar Edi Ramën për të përndjekur rivalët politikë.

“Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në rrëzimin e një zyrtari të turpëruar të FBI-së,” shkruan media e madhe.

“Reputacioni i Ramës jashtë shtetit është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska.

Një aktakuzë e veçantë fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendimet se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët. McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225.000 dollarë nga një oficer shqiptar i inteligjencës dhe më pas ka kaluar informacion nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane. Ata nga ana e tyre hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA që punonte për opozitën shqiptare,” shkruan Financial Times.

(Kosova Sot Online)