Ngjarje e rëndë: Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes 54 vjeçari
Një 54-vjeçar, punonjës i Bashkisë së Shkodrës ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, shkruan “Kosova Sot Online:
54 vjeçari ishte duke punuar, ku ishte duke riparuar ndriçuesit e rrugës kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
Shkodër/Informacion paraprak:
Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
(Kosova Sot Online)