“Më jep parat ose do të publikoj fotot”/ Shantazhohet 46-vjeçarja për nxjerrjen e videove intime
Një 36- vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit pas kallëzimit të marr nga një 46- vjeçare e cila është shantazhuar, duke i kërkuar para, për të mos ja publikuar fotografitë dhe videot intime në rrjete sociale, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato të Sektorit Operacional, të DVP Fier, si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 46 vjeçe, se një shtetas e shantazonte për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e plotë të këtij kallëzimit, si dhe vënien në pranga të autorit.
Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Besim Kurti, 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)