![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Osmani: Është thelbësore që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme
![Osmani: Është thelbësore që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/29/auto_Vjosa-osmani-600x3601672299876.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë është shume me rëndësi që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme dhe e implementueshme, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo ka thënë se do të punohet për arritjen e konsensusit në vend për t’u siguruar që marrëveshja pasi të nënshkruhet bashke me planin e zbatimit të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe zbatimi i saj të bëhet në mënyrë efektive.
“Është thelbësore që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme dhe e implementueshme dhe të mbështetet nga populli dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike.Do të vazhdojmë të punojmë për konensus në vend dhe për të siguruar që marrëveshje pasi të nënshkruhet me planin e zbatimit të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe zbatimi i saj të bëhet në mënyrë efektive”, ka thënë Osmani.
(Kosova Sot Online)