Tahiri: Marrëveshja me autonomi për serbët është dështim

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 16:45
Tahiri: Marrëveshja me autonomi për serbët është dështim

Një marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke ku përfshihet Asociacioni dhe një autonomi për pakicën serbe është dështim i interesave kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, ka deklaruar ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës në bisedimet e Brukselit, Edita Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky reagim nga Tahiri vjen një ditë para takimit të Ohrit ku Kosova dhe Serbia do të bëjnë përpjekje për dakordimin edhe për Aneksin e Implementimit.

“Nje marreveshje me Serbine pa njohje reciproke me asociacion dhe autonomi per pakicen serbe (vet-menaxhim) eshte deshtim i interesave kombetare dhe shteterore te Kosoves!”, ka shkruar Tahiri.


(Kosova Sot Online)