
Kurti arrin te vila shtetërore në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur te vila shtetërore “Bilana” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, transmeton “Kosova Sot Online”.
Kurti do të zhvillojë takim me Shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Pastaj, do të ketë takim të përbashkët me ndërmjetësuesit dhe Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
(Kosova Sot Online)