
Nis takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë Veriore, transmeton “Kosova Sot Online”.
Zëdhënesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka thënë gazetarëve se para tyre do të flasë vetëm Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, kur takimet të përfundojnë.
Sipas Stanos, negociatave të sotme mund t’u vijë fundit “vonë pasdite, ose në mbërmje.
(Kosova Sot Online)