
Pamje nga nisja e takimit, Kurti duket në disponim, Vuçiq jo

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian është publikuar edhe video e fillimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”
Në pamje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shihet në disponim të mirë por, Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq nuk duket edhe aq në humor të mirë.
(Kosova Sot Online)