
Kurti dhe Vuçiq rikthehen në tryezën e negociatave pas një pauze

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas një pauzë të shkurtër të dy liderët janë rikthyer në tryezën e bisedimeve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dy liderët po i vazhdojnë diskutimet rreth Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-se, Josep Borell do të mbajë konferencë për media pas takimit ku do të flasë për rezultatet nga ky takim në Ohër.
(Kosova Sot Online)