I kishte vjedhur identitetin e nje foshnje të vdekur në vitin 1991, zbulohet spiuse ruse në Greqi

  • 20 March 2023 - 10:44
I kishte vjedhur identitetin e nje foshnje të vdekur në vitin 1991, zbulohet  spiuse ruse në Greqi

Histori me spiune ruse edhe në Greqi. Një spiune ruse, Irina Alexandrovna-Smireva, qarkullonte në Greqi me emrin “Maria Tsalla”. Ajo u largua nga Athina më 4 janar, duke hipur në një avion për në Moskë, duke mos dhënë shumë shpjegime por historia e saj është zbuluar së fundmi, transmeton "Kosova Sot Online".

E gjitha është si në filma! Gruaja, rreth të tridhjetave, mbërriti në Greqi në vitin 2018, duke pretenduar se është fëmijë emigrantësh e duke thënë se kishte shitur gjërat që kishte në Brazil për t’u vendosur në Atikë dhe për të nisur një eksperiencë të re.

Ajo nis të rregullohet, tregon një çertifikatë lindjeje, regjistrohet në bashki, i bën gjërat siç duhet. Të paktën kështu duket në zyrën e gjendjes civile. Ajo ka burime financiare, thotë se është fotografe dhe më pas hap një dyqan në lagjen “Pangrati” të kryeqytetit grek.Ajo nisi të shiste pulovra të punuara me dorë, stoli. Maria është poliglote, di të paktën tre gjuhë, ka një partner, shoqërohet me njerëz, shfaqet kudo, përdor llogaritë sociale për të reklamuar produktet e saj dhe për të blerë.

Hetimi nis nga të dhënat personale e aty kuptohet se “shitësja” i mashtroi të gjithë duke vjedhur identitetin e një vajze të porsalindur që kishte vdekur në dhjetor 1991.

Një teknikë tekstuale, e përdorur gjatë Luftës së Ftohtë. Spiunët zakonisht preferojnë të vjedhin emrat dhe mbiemrat e fëmijëve të vegjël, sepse është më e lehtë të shpikësh të kaluarën e dikujt që nuk ka jetuar shumë.

Është pjesa numër një e “legjendës” e ndërtuar nga shefat e saj në Rusi, një histori e besueshme, e aftë për të përballuar pyetjet e një të njohuri, vëmendjen e një fqinji tepër kurioz dhe ato të një polici në rast kontrolli për arsye të tjera.

Fjalët dhe gjestet e përditshme janë të rëndësishme. Është një “kostum” i bërë me porosi. Sa më i saktë të jetë, aq më shumë përdoruesi mund të vazhdojë me maskim personal.

Maria e veshi mirë atë “kostum”, ndoshta nuk do të ishte gjetur kurrë nëse nuk do të kishte qenë për dëshpërimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të saj “argjentinas”.

Maria-Irina, ka ngjashmëri me operacionin e një Maria të tretë, Maria Adela, e cila iku nga Italia në Rusi, pasi kishte grumbulluar informacione në qarqet e NATO-s në Napoli.

Autoritetet po përpiqen të sqarojnë rolin e vërtetë të “Maria Tsallës” dhe po hetojnë:

– Kompjuterin

– Telefoni që përdorte

– Udhëtimet që bënte në Evropë.

Autoritetet janë në kërkim të përgjigjeve për pyetjet kritike për sigurinë kombëtare:

– A ka arritur të marrë “kontakte”?

– A ka marrë informacione të rëndësishme?

Mister mbetet edhe burri i saj, i cili dyshohet se ishte në të njëjtin program spiunazhi dhe kishte ndërtuar një jetë të ngjashme në Brazil.

(Kosova Sot Online"