Shqiptarët janë populli më i palumtur në Europë
Shqiptarët janë ndër më të palumturit në Europë. Në Raportin e përvitshëm të Lumturisë të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka humbur një vend në pozicionim, duke u renditur në vendin e 91 nga 146 shtete gjithsej, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky raport bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo.
Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë viteve 2020-2022 dhe duket se ky ndikim negativ për Shqipërinë ka të bëjë me problemet e theksuar sociale, rritjen e çmimeve, korrupsionin por edhe ndikimin si shkak i pandemisë.
Por, për të kuptuar rezultatet, studiuesit kanë përdorur këta tregues: Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetja sociale, lirinë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit etj.
Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Islanda, Suedia dhe Norvegjia të gjitha renditen shumë mirë.
Sakaq Izraeli është ngjitur në vendin e katërt, krahasuar me vendin e 9-të vitin e kaluar, e ndërkohë ngjitje në renditje ka pësuar dhe Estonia e Letonia.
(Kosova Sot Online)