![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ky shtet merr 4 avionë Su-25 nga Maqedonia e Veriut
![Ky shtet merr 4 avionë Su-25 nga Maqedonia e Veriut](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/20/auto_planeee-600x3601679327168.webp)
Maqedonia e Veriut i ka ofruar Ukrainës avionë luftarakë Su-25, të cilët ia kishte blerë Kievit në vitin 2001.
Më konkretisht, mediat e rajonit raportojnë se bëhet fjalë për katër avionë Sukhoi Su-25 të cilët ishin në përdorimin e Forcave Ajrore të Maqedonisë së Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç raportohet, Ukraina i ka marrë tashmë mjetet fluturuese, por lajmi është konfirmuar më 14 mars nga Slavjanka Petrovska, ministrja e Mbrojtjes.
Shkupi ka heshtur për një kohë të gjatë për dërgimin e avionëve edhe pse informacionet qarkullojnë që nga gushti i vitit të shkuar. Autoritetet maqedonase as nuk i mohuan zërat aso kohe, por as nuk i konfirmuan raportimet e mediave.
Megjithatë, thuhet se avionët avionët luftarakë të Maqedonisë së Veriut janë të papërshtatshëm për fluturim dhe besohet se forcat e armatosura të Ukrainës mund të jenë duke i përdorur për pjesë zëvendësuese për avionët e tyre Su-25.
Përveç avionëve Sukhoi, Petrovska konfirmoi se Shkupi ka dërguar në Kiev ndihmë ushtarake si sisteme artilerie, tanke, raketa-hedhëse antitanke dhe raketa kundërajrore, si dhe pajisje dhe municione për avionët e Forcave Ajrore të Ukrainës.
(Kosova Sot Online)