Raporti i DASh-it përmend edhe dënimin e Salih Mustafës me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale
Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për Kosovë. Korrupsioni qeveritar dhe mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore përmenden si disa nga problemet më serioze në në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi praktikat e Drejtave të Njeriut.
Raporti ka përmendur po ashtu ka përmendur edhe dënimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Mustafa, që gjatë kohës së luftës njihej me nofkën “Cali”, u dënua për veprën penale të torturës, vrasjes së paligjshme dhe ndalim arbitrar.
“Në dhjetor Dhomat e Specializuara të Kosovës e shpallën fajtor ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa për krime lufte, duke përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe vrasjen, të ndodhura në prill 1999. Dhomat e Specializuara e dënuan Mustafain me 26 vjet burgim. Një rast tjetër kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbetur në vazhdim”, thuhet në raportin Raportin e vitit 2022 mbi praktikat e të Drejtave të Njeriut.