Andi Bushati sulmon Ramën: Albin Kurti merr thika pas shpine nga Tirana
Analisti Andi Bushati shprehet se avantazhimi i Serbisë në raport me Kosovën në dialog nuk është vetëm për faj të qeverisë së Albin Kurtit.
Sipas tij, një faktor që ka ndikuar në fuqizimin e Serbisë në rajon lidhet me luftën në Ukrainë dhe përpjekjen e SHBA për t’ia marrë Serbinë, Rusisë.
Bushati përmendi edhe politikën, sipas tij armiqësore të Tiranës zyrtare ndaj qeverisë Kurti.
“Në rrafshin gjeopolitik ndodhi lufta në Ukrainë që shtoi interesin e amerikanëve për t’ia tërhequr Beogradin Putinit, dhe kjo ndoshta po bëhen në kurriz të Kosovës. Është hera e parë në 30 vjet që një qeveri e Kosovës merr në mënyrë të vazhdueshme thika pas shpinës nga qeveria e Tiranës, është një qeveri që luan në terren të minuar”, tha Bushati në Euronews Albania.
(Kosova Sot Online)