
Szunyog fillon takimet me opozitën

Me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot Tomas Szunyog, shef i Bashkimit Evropian në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka nisur takimet me liderët e opozitës, pasi në Ohër është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk u nënshkrua.
“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twittershefi i zyrës së BE-së.
PDK-ja dhe LDK-ja kanë shprehur kritika të shumta për qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog, përfshirë edhe marrëveshjen e Ohërit.
(Kosova Sot Online)