Arrestohet shoferi i autobusit, voziti në gjendje të dehur
Shoferi i autobusit të linjës së Laprakës në Tiranë është arrestuar, pasi ka vozitur në gjendje të dehur, shkruan “Kosova Sot Online”.
Këtij shoferi i është bërë testimi me aparatin alkool-testues, ku rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur.
“Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)