
Osmani dhe Vitia vizitojnë sot Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do ta vizitojnë sot Klinikën e Gjinkelologjisë në QKUK, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në këtë klinikë planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në shërbimin publik.
Vizita e tyre do të bëhet duke filluar nga ora 11:00.
(Kosova Sot Online)