Grenell: Askush nuk e nënshkroi 'marrëveshjen'

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 19:11
Grenell: Askush nuk e nënshkroi 'marrëveshjen'

Mbi marrëveshjen e planit evropian në Ohër, ish-emisari special amerikan, nga Presidenca Trump, Richard Grenell, i ka reaguar sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Askush nuk e nënshkroi ”marrëveshjen”….."

”Seriozisht.”, shprehet Grenell përmes një cicërime në twitter, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit i cili e përshëndet arritjen e kësaj ujdie mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Kujtojmë që Richard Grenell kishte rol kyç në arritjen e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në vitin 2020 në Washington, DC, atë kohë nën qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hotit.


(Kosova Sot Online)