Besimtarët myslimanë në të gjithë botën nisin agjërimin
Besimtarët mysliman në gjithë botën sot kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik, përcjell “Kosova Sot Online”.
Për një muaj, çdo ditë ata nuk do të konsumojnë ushqime ose pije, duke nisur që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij.
Libri i shenjtë Kurani, e përcakton agjërimin një nga pesë shtyllat kryesore islame.
Në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit vjen Fitër Bajrami.
(Kosova Sot Online)